Ministrat teknikë të Bashës vazhdojnë të jenë absurdë në vendimet që marrin. Pas shumë bëmave gjatë zgjedhjeve por edhe pas tyre, ministrat dorëzuan dorëheqjet pasi bënë edhe të famshmin raport për zgjedhjet.
Ose më mirë të themi, dhanë një opinion politik mbi to.
Mirëpo, edhe këtë vendim e kanë ndryshuar. Ata kanë marrë tanime lejën e zakonshme edhe pse kanë vetëm 2-3 muaj në atë punë.
Edhe pse më pak se tre muaj punë, ministrat teknikë dhe zv. Kryeministrja kanë marrë mbi 20 ditë leje. Kur në fakt u takojn jo më shumë se 2 apo 3 ditë.
Ky absurd i bie që të bëhet vetëm për të marrë rrogën ose për grricje politike, por që nuk ka asnjë kuptim demokratik.
Vetë kryetari Lulzim Basha pati deklaruar se ministrat teknikë do të largohen nga detyra sapo të përfundojnë raportet për për zgjedhjet, por mesa duket ka ndryshuar edhe ai qëndrim. /lexo.al