Shtimi i aksidenteve gjatë muajve të verës lidhet me trafikun e rënduar që krijohet në akset kryesore rrugore.
Eksperti, Artur Sulçe, kërkon që të merren masa dhe të studiohen lëvizjet e automjeteve në mënyrë që të shmangen mbingarkesat në disa rrugë.
Rritja e numrit të aksidenteve gjatë muajit korrik ka ardhur si pasojë e trafikut të rënduar.
Eksperti për sigurinë rrugore, Artur Sulçe, shpjegon se ardhja e emigrantëve e ka përkeqësuar gjendjen, duke bërë që në rrugë të rritet agresiviteti i drejtuesve për shkak të trafikut.
Sulçe: Është normale që do kishte rritje për shkakun sepse tani në muajt e verës kemi një rritje të fluksit të trafikut në të gjithë krosbordet kryesore dhe sidomos në pjesën më të madhe të bregdetit që është dhe pjesa e turizmit.
Për të parandaluar këtë situate, eksperti kërkon që të bëhen studime të lëvizjes së automjeteve në mënyrë që të menaxhohet gjendja në pikat më kritike.
Sulçe: Duhet matur numri i mjeteve dhe duhet parë cilët janë intineraret kryesore. Në varësi të këtyre bëhet një shpërndarje dhe një stdim i trafikut sepse nuk mund të flasësh për trafikun nëse nuk di numrin e mjeteve, kilometrat e përshkruara dhe cilët janë destinacionet kryesore të tyre. Në varësi të këtij studimi mund të gjendet parametrat e menaxhimit nga profesionistët.
Sipas raportit të INSTAT rezulton se numri më i lartë i aksidenteve është shënuar në Tiranë me 67 të tillë, më pas vijnë Durrësi dhe Lezha./Oranews/b.d