Pushimet në vendlindje duket se ju kanë kushtuar shqiptarëve, pasi po përballem me vështirësi për tu rikthyer në Greqi, aty ku jetojnë dhe punojnë prej disa vitesh. Dita e sotme ka qene e ngarkuar dhe me radhë të gjata automjetesh në doganën e Kakavijës, në pritje për të hyrë ne territorin grek.
Qytetaret janë ankuar pranë “BalkanWeb”, ku kanë dërguar edhe foto nga radhët e gjata të mjeteve, ndërsa shprehen se kanë rreth 5 orë që presin për të kaluar kufirin.
“Nuk merret vesh çfarë bëhet. Kemi rreth 3 orë që presim në doganën shqiptare, ndërsa rreth 2 orë në doganën greke. Kam 10 vjet në Greqi, por si këtë herë nuk ka bërë ndonjëherë vaki”- shprehet një qytetar.
Në radhë ka edhe fëmijë të cilët nuk mund të përballojnë temperaturat e larta. Gjithashtu ata thonë se rrezikojnë të humbin e dhe vendet e punës për shkak të vonesave.
Ndërkohë një situatë e ngjashme është vënë re edhe në doganën e Kakavijës, ku për inspektim ka qene Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin në Policinë e Shtetit, Aida Hajnaj.
Sipas policisë Kufitare, Gjatë 12 orëve të fundit mbi 7500 shtetas dhe 2600 mjete kanë dalë dhe mbi 4600 shtetas e 730 mjete kanë hyrë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije.
“Gjatë 12 orëve të fundit mbi 7500 shtetas dhe 2600 mjete kanë dalë dhe mbi 4600 shtetas e 730 mjete kanë hyrë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije.
Policia Kufitare Kakavije po punon me procedura të përshpejtuara, me 9 sportele në dalje e 5 në hyrje.
Policia Kufitare po mban kontakte të vazhdueshme me Policinë Greke për përballimin e fluksit të lartë. Edhe Policia Greke po shton në maksimum sportelet. Për shkak të ngarkesës së madhe Policia sygjeron shfrytëzimin e pikave të tjera të kalimit si Tre Urat e Qafë Botë”- thuhet në njoftimin e policisë. /b.d