Ndonëse nisi me disa risqe, siç ishin zgjedhjet parlamentare, kriza rajonale, apo edhe ajo politike parazgjedhore në vend, ky sezon turistik arriti t’i tejkalojë këto sfida. Për bizneset e fushës, ky sezon konsiderohet i kënaqshëm, falë një marketingu të madh që po i bëhet vendit.
Nëse do t’u referohemi ardhjes së turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë, bizneset thonë se ka patur një tendencë rritëse si dhe një zgjerim të shteteve nga të cilat vijnë. Berati dhe Gjirokastra janë në top listën e qyteteve më të vizituara, e shoqëruar edhe me Alpet Shqiptare.
Edhe për ato kompani që organizojnë pushimet e shqiptarëve, duket se situate ka qënë pozitive. Edhe këtë vit, peshën më të madhe e kanë mbajtur Turqia dhe Greqia. Por ky vit ndryshe nga të tjerët, ka thyer mitin e sezonit dy mujor.
Shtimi i linjave ajrore me fluturimet direket për disa destinacione të reja, kane shtuar edhe fluturimet e shqiptarëve jashtë vendit. Çmimet e biletave vijojnë të jenë te kripura, edhe pse tregut i janë bashkuar disa kompani që ofrojnë çmime me të lira. /VizionPlus