Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i dyfishtë, të ndodhur në Kamëz, ku një 65-vjeçar vrau me armë zjarri gruan e tij 60-vjeçare.
Burime policore bënë me dije se dyshimet e para lidhur me vrasjen, dyshohet të jetë bërë për motive xhelozie, shkruan BW. Halil Lita ka vrarë fillimisht gruan e tij me kallashnikov, pastaj veten.
Çifti Halil Lita dhe Dije Lita kishin 5 fëmijë, 3 vajza të martuara dhe 2 djem, këta të fundit në emigracion.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.08.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në zonën e njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë shtetasit H. L. dhe D. L. Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.
a.ç