Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një burrë ka shkuar deri në marrëzi, duke vrarë gruan e tij e më pas veten.
Njoftimi i Policise
Më datë 20.08.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në zonën e njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë shtetasit H. L. dhe D. L.
Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje
a.ç