Sulmet terroriste kanë rikthyer ankthin dhe frikën në Europë.
Pak ditë pas sulmit të përgjakshëm terrorist në Barcelonë të Spanjës ku mbetën të vdekur 14 persona dhe rreth 100 të tjerë u plagosën rëndë organizata terroriste ISIS palajmëron sulmin e rradhës.
ISIS kërcënon se sulmi i rradhës do të përqëndrohet në Itali, shteti fqinj me Shqipërinë ku ka shumë emigrantë shqiptarë.
Kërcënimi u zbulua në komunikimin e xhihadistëve në internet.
Në këto kushte Italia ka nisur të marrë masa të rrepta sigurie për parandalimin e sulmeve terroriste.
Gjatë këtyre ditëve, pas Barcelonës sulm terrorist pati edhe në Finlandë dhe Gjermani, ku persona me thikë plagosën dhe vranë dy persona.
a.ç