Momentet e dëbimit të familjes shqiptare nga Gjermania në orët e vona të natës dhe përcjellja që iu bë gjashtë anëtarëve të saj nga fqinjët bëri bujë në mediat gjermane. Por këta të fundit tashmë dhe kanë protestuar kundër veprimit të autoriteteve.
Skena prekëse ku katër fëmijët e familjes shqiptare të dëbuar nga Gjermani ndaheshin të përlotur me shokët e tyre dhe fqinjët e tjerë bënë bujë në mediat gjermane.
Televizioni gjerman NDR raportoi pak ditë më parë për kthimin e një familjeje shqiptare nga Gjermania, një rrëfim ky që preku shumë kënd. Reportazhi u transmetua mbrëmjen e të hënës në emisionin “Shlesvig-Holstein” ku shiheshin pamjet e agjentëve të policisë teksa shkonin të merrnin një familje shqiptare 6 anëtarësh për ta dëbuar nga Kircsbarkau. Fqinjqt përcollën familjen shqiptare teksa po futeshin në automjet me lot në sy duke kënduar këngën “Amazing Grace”.
Urdhri për të deportuar familjen ngjalli zemërim në zonën ku banonte familja. Ata protestuan duke kërkuar rikthimin në Gjermani të familjes nga Shkodra e cila të martën mbërriti në vendin tonë.
Kjo për shkak dhe se autoritetet vendore kishin bërë një gabim gjatë procesit të shqyrtimit të dosjes së lejes së qëndrimit të familjes shqiptare. Familja shqiptare ka apeluar por ende autoritetet më të larta nuk kanë marrë vendim.
Zëvendësi i Komisionerit për Refugjatët, Torsten Döhring, Këshilli për Refugjatët Schlesëig-Holstein dhe disa organizata të tjera kanë kërkuar kthimin e familjes në Gjermani deri në momentin kur dosja e tyre të përfundojë së shqyrtuari. Gjithashtu është kritikuar dhe dëbimi i familjes me 4 fëmijë në mes të natës.
Një zëdhënës i distriktit të Plon pranon gabimin administrativ por nuk pranon kërkesën për kthim të përkohshëm të familjes. SSchlesëig-Holstein magazine” është një progam televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar sërish emision historisë së familjes shqiptare, duke sjellë dëshmi të banorëve të komunitetit të cilët tregojnë se familja ishte integruar mjaft mirë në shoqërinë gjermane. /Abcnews/