Finlanda u trondit sot nga një sulm terrorist, ngjarje që vjen vetëm 1 ditë pas sulmeve në Barcelonë.
Sulmi ndodhi në qytetin Turku të Finlandës, ku një person i armatosur me thikë ka sulmuar kalimtarë të rastësishëm. Për pasojë, dy persona kanë gjetur vdekjen dhe tetë të tjerë janë plagosur.
Policia neutralizoi agresorin duke e qëlluar atë në këmbë. Ai është ndaluar dhe kanë nisur hetimet, ndërkohë që autoritetet u bënë thirrje qytetarëve në qytetin jug-perëndimor të vendit që të shmangin qendrën e qytetit deri në një njoftim të dytë./a.m.