Liverpooli ka refuzuar ofertën prej 125 milionë eurove të Barcelonës për Philippe Coutinhon duke përsëritur se lojtari nuk është në shitje.
“Goal.com” shkruan se Liverpooli nuk dëshiron të shesë lojtarin ashtu siç u bë e ditur ditë më parë në komunikatën zyrtare të klubit: “Coutinho do të mbetet lojtar i Liverpoolit kur të mbyllet afati kalimtar veror”.
Por, vazhdimisht është raportuar se Coutinho dëshiron transferimin në “Camp Nou” dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë kur Barcelona të përmirësojë ofertën.
Katalunasit detyrimisht do të bëjnë një gjë të tillë pasi kanë nevojë për përforcime pas largimit të Neymarit dhe humbjes nga Real Madridi në dy ndeshje me radhë. /a.m.