Një video e jashtëzakonshme që tregon sulmin e një luaneshe ndaj një burri në ujë është publikuar ditët e fundit.
Në pamjet “slow motion”, Kevin Richardson, i cili në Afrikën e Jugut njihet si njeriu që flet me luanët, shihet duke qëndruar në ujë, kur papritur një luaneshë del nga shkurret në atë që duket si sulm grabitqar.
Por, në fakt, kjo luaneshë, që është shpëtuar nga Kevin kur ka qenë akoma këlysh, po sulet thjesht për një përqafim.