Vezë, grurë, kikirikë, merluc, fara luledielli, kafe dhe çokollatë janë disa prej aleatëve të trurit dhe kujtesës, pasi janë të pasura me kolinë, një molekulë e rëndësishme për ruajtjen e strukturës qelizore dhe funksionet e sistemit nervor.Këto ushqime ndihmojnë kujtesën në terma afatgjatë.
Çokollata përmban flavonoide, të cilat luftojnë humbjen e kujtesës, ndërsa antioksdantët me të cilët është e pasur kafeja mbajnë trurin të shëndetshëm dhe parandalojnë depresionin te femrat.
Edhe perimet njihen për ndikimin pozitiv në shëndetin e trurit. Brokoli, lakrat, lulelakra etj. përmbajnë vitaminë C dhe acid folik, të cilat kanë efekt pozitiv sidomos në rritjen e vëmendjes dhe përqendrimit.
Spinaqi, i cili është i pasur me luteinë, një antioksidant i fuqishëm, mbron trurin nga plakja.Arrat janë një tjetër aleat i trurit, transmeton shekulli, përcjellë Klan Kosova. Të pasura me acidet yndyrore Omega 3 dhe Omega 6 vitaminë E dhe B6, ato ndikojnë në mirëfunksionimin e sistemit nervor.
Boronicat njihen gjithashtu për ndikimin pozitiv te truri. Ato parandalojnë plakjen dhe luftojnë veprimin e radikaleve të lira, përgatiti Zëri. (b.an)