Është arrestuar edhe personi i dytë në lidhje me sulmin në Barcelonë. Arrestimi është bërë në Manlleu, 50 kilometra në veri të Barcelonës, sipas mediave të huaja. Në sulmin e Barcelonës mbetën të vdekur 13 persona, ndërsa 50 të tjerë janë të lënduar, sipas autoriteteve kataluanse, që paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet. Tashmë është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit për sulmin me furgon – ai është Driss Oukabir, i arrestuar më herët nga policia.
ma.me