Policia Kufitare sot rreth ores 17:00 ka shpëtuar, 4 shtetas në Ishujt e Ksamilit. Ne nje momet ata jane gjendur ne veshtiresi se mjetit lundrues nuk i kane funksionuar pedonalet. Ata kane kerkuar ndihmene e policise kufitre, ku kjo e fundit beri te mundur dhe shpetimin e tyre.
Ksamil – Sarandë.
Policia Kufitare u vjen në ndihmë dhe shpëton 4 shtetas në Ishujt e Ksamilit.
Rreth orës 17:00, shtetasi K.Sh, ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare , se tek Ishujt e Ksamilit, ndodhej me një mjet detar tip pedalon, me 3 shtetas të tjerë, dhe mjetit nuk i fuksiononin pedalet pasi i ishin bllokuar.
Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar Patrulla e Stacionit të Policisë Kufitare në Ksamil me mjetin lundrues ku ka kontaktuar me personat me pedalon duke u dhënë ndihmën e nevojshme dhe duke i shoqëruar në breg pa probleme.
Shtetasit K.Sh, O.Xh, M.B dhe E.P, iu dha ndihma nga ana e Policisë Kufitare janë këshilluar që të tregojnë kujdes kur marrin mjete lundruese në përdorim.
ma.me