Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Durrësit, ku një makinë që drejtohej nga një grua është përplasur me trenin e linjës Tiranë Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në këtë aksident.
Në automjetin e llojit fuoristradë kanë qenë duke udhëtuar 6 persona, ndërsa në tren kishte rreth 200 pasagjerë.
Shoferja është revoltuar mjaft për aksidentin, duke deklaruar se treni i kishte dalë përpara… /b.d