Një 63-vjeçar nga Kurbini është plagosur me armë zjarri. Ende nuk dihen motivet e krimit ndërkohë i plagosuri u transportua në spital privatisht.
“Me datë 17.08.2017, është njoftuar Salla e Komandimit Kurbin, se në urgjencën e spitalit Laç, është dërguar i plagosur me armë zjarri një shtetas”, raporton policia.
Menjëherë është formuar grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar, se i plagosur ka mbetur shtetasi N.K. 63 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./a.m.