I inkurajuar nga votat e shumta shqiptare në zgjedhjet e fundit parlamentare, Zaev synon të marrë ‘nën sundim’ edhe disa komuna shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.
Agjencia e lajmeve INA mëson se shënjestra e Zaevit janë komuna e Studeniçanit ku në zgjedhjet e fundit LSDM-ja doli partia më e votuar, duke lënë mbrapa edhe partitë shqiptare.
Ndërsa gjithashtu në fokus është edhe Komuna Haraçinës ku gjithashtu kjo parti u votua në mënyrë masive nga shqiptarët.
INA mëson se partia kryeministrit maqedonas synon të marrë këshilltarë edhe në komuna tjera shqiptare kryesishtë të banuara me shqiptarë.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Saraj, partia e Zaevit ka fituar 2951, ose partia e tretë pas BDI-së me 6602 dhe BESA me 3327 vota.
Në Haraçinë, ashtu siç pritej, LSDM ka dalë partia me më shumë vota – 2052, ndërsa në Likovë 768 vota.
Në Çair (edhe në pjesën e Njësisë 1 dhe në 2), LSDM ka arritur të marrë 6641 vota shqiptare.
Edhe në Çuçer Sandevë, ku bënë pjesa Tanusha, Bllaca, Breza, LSDM ka dalë partia e parë me 2.108 vota. (INA)