Policia franceze ka hedhur dritë mbi ngjarjen e Parisit ku një veturë u përplas me një piceri duke i shkaktuar vdekjen një vajze të vogël 13-vjeçare dhe plagosajen e 6 personave të tjerë.
Ngjarja ndodhi në jug të Parisit.
Sipas raportimeve nga Tg.com, drejtuesi i mjetit është arrestuar tashmë. Ai ndodhej në gjendje shoku në momentin e ndalimit dhe thuhet se vuante nga depresioni duke hedhur poshtë tezën e terrorizmit.
Nga dëshmia e parë që ka dhënë për policinë, burri në fjalë ka thënë se është përplasur me picerinë pasi donte të vriste veten.
Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia ka gjetur edhe armë./a.m.