Ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatik në Shqipëri, ka përfunduar gati gjysmën e punimeve dhe zbatimi i projektit po ecën me sukses brendaparashikimeve dhe afateve kohore.
Gjurma e gazsjellësit nis në afërsi të Kipoit, në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, kurse në Shqipëri përshkon qytetet Korçë, Berat dhe Fier, e del më pas në det për t’u lidhur me shtetin fqinj, Italinë.
Nderkohë që gazi i parë do të transportohet nga fushat e Azerbajxhanit në Europën Perëndimore në vitin 2020.
Projekti menjëherë pas perfundimit të punimeve në pjesën tokësore pritet të vijojë me shtrimin e tubacioneve në pjesën detare që parashikohet të nisin në vitin 2018 dhe te zgjatin për disa muaj.
Ekspertet shprehen se në vitin 2019 do të jetë periudha e testimit dhe komisionimit të projektit, sikurse mbushja me gaz.
I konsideruar si një nga projektet më të rëndesishëm per ekonominë e vendit, TAP llogarit deri tani në Shqipëri mbi 2.000 të punësuar./a.m.