Këto imazhe të shkrepura brenda metrosë së Phenianit që konsiderohet si metroja e ndërtuar në një thellësi prej 110 metra, mund t’i bëjë ballë sulmeve bërthamore në rast të ndonjë lufte që mund të shpërthejë mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, pasi është në një thellësi dy herë më të madhe sesa bunkerët që ndërtohen për t’i bërë ballë bombave bërthamore.
Në këto imazhe shihen qytetarët e vendit më të izoluar në botë, duke shfrytëzuar metronë e cila ka dy linja me një gjatësi prej 30 kilometrave, që shtrihen nën kryeqytetin e Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.Punët në metronë e Phenianit kishin filluar në vitin 1968 kurse ishte inauguruar më 1973 nga Kim Il Sung, gjyshi i diktatorit aktual Kim Jong-un.
Dhe derisa ata e përdorin çdo ditë këtë metro, do të thotë se ata gjithashtu mund të përdorin edhe si strehë në rast se tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut përshkallëzohen në një luftë të ashpër.
Trenat që lëvizin çdo ditë nëpër këtë linjë hekurudhore janë të vjetër të cilët ishin sjellë nga Gjermania në Korenë Veriore në vitin 1999. Por, zyrtarët e këtij vendi pretendojnë se ata trena janë ndërtuar nga koreano-veriorët, duke munduar ta fshehin vendin e saktë ku janë prodhuar.
Fotografi francez Eric Lafforgue ka arritur t’i shkrepë disa fotografi gjatë një udhëtimit në këtë vend ku vizitoi 17 stacionet e këtyre dy linjave hekurudhore nëntokësore. (b.an)