Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cilësoi të qëllimshëm zjarrin që ka rënë prej tre ditësh në dy fshatra pranë bashkisë së Vorës.
Flakët në fshatin Kuç rrezikojnë një magazinë fishekzjarresh dhe një repart ushtarak aty pranë.
Kodheli pa nga afër punën e Emergjencave Civile për vënien në kontroll të flakëve, ndërsa iu beri apel qytetarëve që të ndihmojnë autoritetet për identifikimin e personave zjarrvënës.
“Zjarri në Vorë rrezikon edhe një repart ushtarak. Po punohet për mbajtjen në kontroll të flakëve, sikurse ndodhet pranë një pike grumbullimi fishekzjarresh.
U bëj thirrje qytetarëve të që mbështesin këto struktura të jenë prezent në ndihmë të tyre, sepse flitet për pronat e përbashkëta.
Zjarret janë të qëllimshme për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë, janë të qëllimshme për arsye të tjera të cilat nuk i di. Ilutem qytetarëve të mund të jap;in informacione për të gjithë ata që këto zjarre i vënë qëllimisht.
Eshtë e pamundur që në të gjithë Shqipërinë dikush ndez një shkrepëse dhe shkakton një zjarr të madh.
Në këtë moment kemi zjarr në Mallaksatër, Dropull, Ulëz, ka zjarre të pashuara. Është e pamundur që të mund të dominojmë të gjitha zjarret në të gjtihë Shqipërinë përsa kohë ka njerëz që vënë zjarre qëllimisht”, u shpreh Kodheli.
a.ç