Ligji antitrust ka gjobitur me 2,6 milionë shoqërinë me përgjegjesi të kufizuar “One Life Network” për veprimtari të paligjshme dhe mashtruese në lidhje me promovimin e monedhës virutale “OneCoins”. Shitjet pramidale dhe promovimet mashtruese janë ndër veprimtaritë kryesore të kësaj shoqërie, thekson Autoriteti i Konkurrencës.
Vetëm pas bashkëpunimit të veçantë me Policinë Financiare, Autoriteti i Konkurrencës i ka vendosur sanksione prej 5 mijë eurosh për secilin, në veçanti ndaj kompanisë “One Life Ntework”shpk (2 milionë euro), “One Network Services” shpk (500 mijë euro), “Easy Life” shpk (80 mijë euro), si dhe ndaj administratorëve të faqeve online të tilla si: onecoinsuedtirol.it, onecoinitaliaofficial.it, onecoinitalia.com.
Metodat e përdorura nga kompania “One Life Network” së bashku me ndihmën e profesionistëve të tjerë që kanë nxitur blerjen e monedhës virtuale “OneCoins”, kanë mashtruar konsumatorët nën profilin e rremë të informacionit mbi produktin dhe sistemit të shitjes me karakteristika piramidale.
Për më shumë, sjelle të tilla janë të ndaluara në Itali, si rezultat i masave të pezullimit të miratuara nga Autoriteti i Konkurrencës.
Prandaj rezultoi se aktivitete të tilla promovuese që janë përqendruar kryesisht në premtimet që i bëjnë konsumatorëve se pas blerjes së një paketë ata mund të marrin monedhën virutale “OneCoins”, e cila menjëherë do të rrisë vlerën e saj. Por sipas Autoritetit të Konkurrencës theksohet se të gjithë këta elementë kanë qenë thjesht mashtrime sepse asgjë nuk rezultoi ashtu siç ishte premtuar.
Në veçanti, është propozuar se kundrejt blerjes së paketës prej 27.530 euro, do të merrej në këmbim një vlerë fitimi prej tre milionë eurosh, pas vetëm dy vitesh pasi ishe bërë anëtar i këtij programi.
Monedhat virutale në Shqipëri
Vitet e fundit në Shqipëri po tregtohen monedhat virtuale, kryesisht Bitcoin dhe Etheri. Por Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se këto monedha janë të palicencuara dhe se askush nuk ju mbron në rast se humbni.(monitor)