Një vajzë e re 22 vjeçare nga Tirana është tronditur ditën e djeshme kur një i panjohur i është afruar dhe i ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale në mes të rrugës.
22 vjeçarja ka qenë pranë një restoranti në Yrshek në momentin kur i është afruar burri i panjohur i cili ka bërë kërkesën e frikshme.
E reja me inicialet M.M është frikësuar dhe kur ka ardhur në qytet ka denoncuar menjëherë rastin në fjalë pranë policisë.
Uniformat blu kanë nisur kërkimin për kapjen e burrit, i cili është regjistruar dhe nga njëra prej kamerave të sigurisë që ka qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja. /b.d