Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në territorin e Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë. Mësohet se flakët e rëna në afërsi të fshatit Kuç rrezikojnë edhe fabrikën e fishekzjarreve që ndodhet aty.
Nga informacionet paraprake mësohet se mbi 50 forca ushtrie ndodhen në terren mbrëmjen e së enjtes.
Ndërkohë, ndërhyrja nga ajri është e nevojshme, shprehen forcat zjarrfikëse të cilat sëbashku me 3 autobotet po luftojnë me flakët.
Fshati Kuç në Vorë është në një terren kodrinor, çka e vështirëson edhe më shumë ndërhyrjen. /b.d