Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka dalë kundër aleatëve të tij, Mediu dhe Shehi, duke thënë se ministrat teknikë duhet të qëndrojnë në detyre deri në përfundim të qeverisjes.
Sipas Ndokës, qëndrimi deri në formimin e qeverisë së re i jep seriozitet marrëveshjes politike mes Ramës dhe Bashës.
“Normalisht, ajo është një marrëveshje politike, serioze dhe e rëndësishme për opozitën, pavarësisht problemeve që u evidentuan në zgjedhje me vjedhje vote etj. Unë mendoj se ministrat teknikë duhet të vazhdojnë detyrën që kanë marrë deri në ardhjen e qeverisë së re. Nuk besoj se ka ndonjë rëndësi tërheqja e tyre në këtë moment. Nuk është kjo pjesa më e rëndësishme për opozitën. Përkundrazi, qëndrimi deri në fund në detyrë i ministrave tregon respekt ndaj asaj marrëveshjeje që u votua edhe në Parlament.
I pyetur nëse e sheh të mundshme një bashkëqeverisje mes PS-së dhe PD-së, kreu i PDK u shpreh: “Kjo kërkon një debat politik më të gjerë, por nuk mendoj se është në interes të opozitës një bashkëqeverisje e PD-së me PS-në. Nisur nga problematikat që u panë dhe u evidentuan në zgjedhje, unë e shoh një mision të pamundur bashkëqeverisjen”.
a.ç