Prokurori i Antimafies Italiane, Franco Roberti duke folur për mediat përtej Adriatikut pas vrasjes së 4 personave në Foggia është shprehur se ngjarjet kanë lidhje edhe me drogën që trafikohet nga Shqipëria.
Sipas Franco Robertit, trafiku i drogës nga Shqipëria është kthyer në një biznes kolosal që ushqen oreksin e klaneve në Itali duke sjellë përplasje me bandave dhe viktima.
“Përplasja mes bandave është ndezur për trafikun e drogës që vijnë nga Shqipëria. Një biznes kolosal që ushqen oreksin e klaneve mafioze që janë forcuar në bregun e Adriatikut” shprehet ai.
Prokurori i Antimafies Italiane ka qenë disa herë në Shqipëri duke kërkuar bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare për të parandaluar trafikun e drogës drejt Italisë, por ai thekson se nevojitet akoma më shumë punë.
“Duhet shumë punë për të ndaluar lumin e drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria, sepse janë pikërisht ato që çojnë te përplasjet.
Ishim në Shqipëri për të kërkuar bashkëpunim, takuam në Romë ministrin e Brendshëm shqiptar që premtoi bashkëpunim më të madh” deklaroi ai për mediat.
a.ç