25 persona kanë mbetur të vdekur pas rrëshqitjeve të dheut në jugperëndim të Kinës.
”Gjatë operacionit të kërkimit të të mbijetuarve u përfshinë më shumë se 200 punonjës të ndihmës së shpejtë, pas përmbytjeve të 71 shtëpive në fshatin Gengdi, në provincën Sichuan dy ditë më parë”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.
Gjatë muajit qershor, kanë vdekur të paktën 10 persona dhe 93 të tjerë janë shpallur të humbur pas përmbytjeve në fshatin Xinmo, në provincën Sichuan, rreth 500 kilometra nga Gengdi.