Stina e vjeshtës shumë shpejt do të hyjë dhe së bashku me të do të fillojnë edhe javët e modës, të cilat mbartin me vete edhe pyetjen “Cilat janë qytetet më fashion në botë”?
Jo vetëm në të kaluarën, por edhe në ditët e sotme, stilistët më të famshëm të modës e kanë përqendruar vëmendjen në 4 qytete: Nju Jork, Londër, Milano dhe padyshim në Paris.
Por katër qyteteve të mësipërme, në këtë listë, së bashku me zhvillimin e teknologjisë dhe tendencave më të fundit, i janë shtuar edhe qytete të tjera. Më poshtë do të njiheni me 11 prej qyteteve më fashion në botë:
1. Kopenhagën, Danimarkë
Kopenhagën është qyteti që e kryeson këtë renditje, sepse ai është djepi i një prej lëvizjeve bohemiane nordike, të cilat e ndërgjegjësuan botën me idenë se gjithçka që njerëzit kanë, ka padyshim vlerën e saj. Një ndër karakteristikat e këtij qyteti në drejtim të modës, është prioriteti që njerëzit këtu kanë vendosur ndaj kombinimit të komfortit me stilin minimalist.
2. Tokio, Japoni
Pikët më të mëdha për sa i përket industrisë së modës, Tokio i fiton nga një ndërthurrje e mirë midis artit gotik dhe stilit punk, Lolita, atij tejet feminist dhe pa dyshim “street style”.
ëtu mund të gjeni marka si: Rei Kawakubo, Issey Miyake dhe Yoji Yamamoto.
3. Paris, Francë
Parisi është një prej qyteteve që cilësohet prej shekujsh si djepi i modës, madje për një pjesë të madhe ekspertësh të kësaj fushe, ai qëndron në majë të kësaj industrie. Këtu mund të gjeni marka si : Chanel, Dior, Vetements, etj.
4. Milano, Itali
Një stil i sofistikuar është përcaktimi më i mirë për Milanon, një qytet me një histori të pasur dhe trashëgimi në fushën e modës. Moda milaneze është më e njohur për cilësinë e tekstileve dhe pëlhurave të saj. Këtu mund të gjeni marka të tilla si: Missoni, Dolce & Gabbana, Miu Miu dhe Valentino.
5. Londër, Angli
Stili londinez është cilësuar nga shumë stilistë si konvencioal dhe avangardë në të njëjtën kohë. Këtu do të gjeni disa prej markave më të famshme si Alexander McQueen, Vivienne Westwood dhe Stella McCartney.
6. Nju Jork, SHBA
Në fillim të shekullit të 20-të, Nju Jorku nisi të konsiderohej nga shumë si një prej qyteteve më fashion në botë dhe që prej asaj kohe, u rrit gjithnjë e më shumë në industrinë e modës. Një shekull më vonë, ai kryesonte si një prej qyteteve ikonë të modës.
7. Berlin, Gjermani
Artistë të ndryshëm vendas por edhe një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj, kanë ndikuar dhe kanë qenë frymëzim për modën e dekadës së fundit të ndjekur në qytetin e Berlinit. Në këtë qytet, kompani të ndryshme organizative siç është edhe StyleNite, kur organizojnë javët e modës në Berlin, kombinojë disa elemente, si muzikën, artin dhe padyshim tendencat e fundit të modës, duke i shndërruar këto evente në spektakle të vërteta.
8. Barcelonë, Spanjë
Barcelona i ka shtuar pikë vetes duke u bërë pjesë e kësaj liste, si një prej qyteteve më fashion në botë, kryesisht si pasojë e stilit të njohur me emrin “street style”. Artistë dhe arkitektë vendas u japin dizenjuesve vendas një informacion shumë të gjerë mbi tendencat e fundit të modës duke u dhënë qytetarëve të Barcelonës një pamje shik.
9. Romë, Itali
Edhe pse Roma nuk qëndron në të njëjtin nivel kur krahasohet me Milanon për sa i përket modës, në këtë qytet antik ndodhen disa prej dyqaneve më të shtrenjta në botë, me markat më të njohura të veshjeve. Këtu mund të përmendim edhe një prej shtëpive më të mëdha të modës, Shtëpia e modës Biagiotti.
10. Los Anxhelos, Kaliforni
Ëndrra dhe magjia hollivudiane e kanë shndërruar Los Anxhelosin në qytetin e shenjtë të modës. Në këtë qytet ndodhen disa prej stilistëve më të famshëm të botës, duke e bërë L.A një qendër gjigante prodhuese të industrisë së modës. Këtu mund të përmendim: Jeremy Scott, Rodarte, Monique Lhuillier, etj.
11. Seul, Koreja e Jugut
Një prej qyteteve më fashion në Korenë e Jugut është padyshim, Seuli, stili i të cilit ka qenë frymëzim edhe për qytete të tjera anembanë botës, si në industrinë e modës edhe në atë të muzikës.
Megjithatë gjatë dekadës së fundit, Seul Fashion Week ka prezantuar një numër dizenjuesish me stil avangardë. /Monitor/