Ndërkohë që Europa Jugore po lufton me zjarret si pasoje e temperaturave ekstreme të larta, duket e habitshme, por edhe Grenlanda e mbuluar nga akulli, po përballet me një zjarr masiv.
Zjarri më i madh i zbuluar ndonjëherë nga satelitët në vendin më të mbuluar me akull të Grenlandës vazhdon të përhapet. Autoritetet lokale thuhet se po shqyrtojnë mënyra për të ndalur flakët, por nuk është e qartë nëse ato kanë burimet e nevojshme, shkruan javanews.al
“Sigurisht që ai është më i madhi në rekordin satelitor”, thotë shkencëtari Stef Lhermitte nga Delft University of Technology në Holande. Ky mund të jetë zjarri më i madh në historinë e Grenlandës.
Zjarri, i zbuluar së pari nga një pilot më 31 korrik, i ka befasuar të gjithe. Sipas vrojtimeve satelitore ka pasur disa zjarre të vogla në Grenlandë që nga viti 2000, por që gjatë tre viteve të fundit ka pasur një rritje të madhe të tyre.
Shumica e Grenlandës është i mbuluar nga akulli deri në 3 kilometra të trashë, por ka disa zona rreth bregdetit që janë të shkrira
Si shkrihet toka dikur e ngrirë, shtresat e sipërme mund të thahen dhe të bëhet ndezshme në qoftë se jane te pasura me materiale organike./a.ç/javanews.al