Është përhapur me shpejtësi një lajm sipas të cilit Korea e Veriut disponon koka bërthamore të miniaturizuara sa për t’u instaluar në një raketë ndërkonitentale. Kjo e bën Korenë e Veriu një vend që e ka armatimin bërthamor armë strategjike efektive.
Lajmi i atribuohet agjencisë DIA në SHBA dhe ka rrjedhur përmes gazetës “The Washington Post”. Kriza koreane po shenjon administratën Trump, e cila ka hequr dorë nga zona të tjera për t’u përqendruar në Paqësor.
Presidenti Trump ka kërcënuar Korenë e Veriut se duhet të heqë dorë nga kërcënimet ndaj SHBA, pasi do të përballet me “zjarr dhe tërbim që bota nuk i ka parë ndonjëherë”.
Trump ka shtuar se drejtuesi i Koresë ka tejkaluar deklaratat e thjeshta dhe po vjen në vështrimin amerikan si një personazh që duhet eliminuar, përgatiti Express. (b.an)