Grabitet gjatë natës, një fabrikë në fshatin Drithas të Maliqit në qarkun e Korçës.
Policia e Shtetit bën me dije se, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje zyrat e fabrikës në pronësi të shtetasit F.L, 54 vjeç, ku kanë mundur të marrin një sasi lekësh, një njësi kompjuterike si edhe automjetin në pronësi të këtij shtetasi tip “Mercedes-Benz”.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme./a.m.