Shtëpia është vendi ku kalojmë momentet më të qeta dhe relaksuese të ditës.
Në këtë të nxehtë përvëlues, shumë njerëz e urrejnë banesën e tyre, pasi edhe kondicioneri nuk bën punë.
Disa këshilla tregojnë se harrojeni kondicionerin apo ujin e ftohtë, këto lule do e mbajnë të pastër dhe të freskët vendin ku jetoni.
1. Druri i palmës Areka
Jo që kjo lule eliminon helmet dhe dyoksid karbonin, por njëkohësisht ka rol shumë të madh në rritjen e lagështisë së ajrit në banesë.
2. Aloe vera
Kjo lule është e njohur për cilësitë e saj mjekuese, mirëpo gjithashtu mund të mbajë temperaturë të ulët të ajrit dhe kështu të mbrojë shtëpinë nga ngrohja e tepërt. Aloe vera gjithashtu nga ajri eliminon formaldehidet dhe benzenin – fjala është për produktet sekondare të cilat arrijnë në ajër kur i përdorim mjetet kimike për pastrimin e shtëpisë.
3. Fikusi
Kjo lule atraktive eliminon materie të shumta të dëmshme nga ajri dhe mund ta bëjë shtëpinë më të freskët kur jashtë përcollën dielli, transmeton Telegrafi.
4. Druri gjarpër
Në popull i njohur si “gjuhë e vjehrrës”, druri gjarpër është zgjedhje e përsosur për dhomën e gjumit, sepse nuk shpenzon oksigjen, aq më parë në mbrëmje – sikur lulet e tjera. Pikërisht, kjo lule liron oksigjen dhe mban dhomën e gjumit të freskët dhe të ftohtë.
5. Fieri i Bostonit
Kjo lule nuk përdoret vetëm për arsye dekorative, por posedon edhe cilësi të caktuara shëndetësore. Më së shpeshti përdoret si pastrues natyral i ajrit, mirëpo gjithashtu edhe e freskon hapësirën në të cilën e vendosim. /b.d