Një aksidenti ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku në rrethrrotullimin pranë fakultetit Ekonomik, na automjet tip “Toyota” është përmbysur.
Fatmirësisht nga përmbysja e makinës nuk ka pasur të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar në këtë aksident, ndërkohë që qarkullimi i mjeteve te rruga e “Elbasanit” shfaqet i rënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në përmbysjen e makinës.
/Shqiptarja/a.m.