Lojtarët e Barcelonës kanë treguar forcën ndaj skuadrës braziliane Chapecoense, të cilën e mposhtën për trofeun Joan Gamper me rezultatin 5:0.
Katalunasit kishin ftuar Chapecoensen për këtë trofe, pas tragjedisë në vitin 2016, ku humbën jetën shumica e lojtarëve dhe stafit teknik.
Në këtë ndeshje, Barcelona ishte e jashtëzakonshme, duke shënuar fitore 5:0.
Golat për katalunasit i shënuan Deulofeu, Busquets, Messi, Suarez dhe Denis Suares.
Në këtë takim për 35 minuta luajti edhe mesfushori Alan Raschel, i cili i kishte mbijetuar rrëzimit të aeroplanit. /a.m.