Një adoleshente nga Fushë Krujë ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
17-vjeçarja me inicialet S.Q është vetëhelmuar në banesë . Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fshatin Borizanë të Fushë Krujës.
Burimet nga spitali raportojnë se gjendja e të miturës ka mundur të stabilizohet duke e nxjerrë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shkaqet e kësaj ngjarje nuk bëhen të ditura./a.m.