Një aksident i rëndë i ndodhur në Durrës gjatë apsdites për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Një automjet ka përplasur një nënë e me fëmijën e saj që ndodhej në karrocë.
Fatmirësisht, raporohet se nëna dhe foshnja e saj janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit të Durrësit. Policia ka ndaluar shkaktarin e aksidentit, një shtetas serb i cili udhëtonte nga Vlora drejt Durrësit. Ai po merret në pyetje për ngjarjen./a.m.