Në fillim një futbollist i njohur, më pas dy investitorë skandinavë, pas tyre një këngëtare e famshme nga Kosova, e më tej një listë gjithnjë e më e gjatë personazhesh VIP. Të gjithë të interesuar për luksin dhe konfortin me pesë yje në bregun e Jonit.
Një ofertë e tillë egziston tashmë dhe ndodhet në të hyrë të Ksamilit, por krejt e veçuar nga kaosi dhe zhurma e qytetit turistik më jugor të vendit. Quhet Kep Merli, është një investim serioz që ka si filozofi të tij të qenit ekskluziv, i përsosur dhe me standart tejet të lartë shërbimi. Vila të cilësisë shumë të lartë, pishina personale, plazh i fshehur nga sytë nga sytë e kureshtarëve ku të duket vetja si në Kubë apo në ishujt Sejshel – Kep Merli të tundon me qetësinë dhe luksin e tij. Si për të provuar se kjo ofertë tashmë është e mundur të krijohet dhe të egzistojë edhe në një me jo pak halle si Shqipëria.
Më poshtë disa foto: