Blindohet Shkupi. Nesër do të zhvillohet Super Kupa e Europës mes Realit dhe Manchester United në stadiumin “Arena Telekom” ndërsa prej ditës së sotme është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit dhe këmbësorëve për rrugët në afërsi të stadiumit.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se prej orës 08:00 e deri në përfundim të ndeshjes deri më 9 gusht do të ketë kontroll të rreptë.
Në gatishmëri janë 2 mijë forcë, ndërsa ekipet janë akomoduar dhe po u japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen.
a.ç