Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët akuzohen për plagosjen e një 20-vjeçari, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim.
Avdyl Lushaj, 25 vjeç, dhe Saimir Lushaj, 27 vjeç, të banues në lagjen ’10 Korriku’ u arrestuan si autorë të kërcënimit me armë zjarri pistoletë dhe plagosjes me thikë të 20-vjeçarit me inicialet N.L. Policia thotë se e gjitha ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia shpalli në kërkim kushëririn e tyre S. L, 20 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’.
Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike.