Dy djem nga Librazhdi, të cilët ndodheshin për pushime në Drimadhe, kanë kryer një akt heroik, duke shpëtuar jetën e dy vajzave, të cilat kanë rrezikuar të mbyten në det.
Iridion Bahiti dhe Altin Kojku i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe i kanë shpëtuar jetën vajzave 20 vjeçare, njëra nga Berati dhe tjetra nga Lushnja.
Njëri nga djemtë ka bërë një postim në Facebook ku ju bën apel bizneseve në plazhe për të marrë masa në lidhje më problem të tilla.
Statusi i Iridion Bahiti në Facebook
Zoti na dha kurajon dhe forcen bashke me shokun tim Altin Kojku te shpetonim jeten e 2 vajzave rreth te 20-ve nga Berati dhe Lushnja qe po mbyteshin jo me larg se 15m nga bregu ketu ne plazhin e Drimadhes.
Rrezikuam jeten tone, por cudia me e madhe ishte se asnje nga pushuesit e shumte nuk e mori mundimin tju vinin ne ndihme vajzave, madje as dhe shoku i tyre qe ishte bashke me to ne uje. Nqs shoku im Altini nuk do i pergjigjeshe thirrjes time per ndihme per te shpetuar vajzat, do te kishe qene fatale per to. Mbase mund te kisha shpetuar njeren, mbase mund te kisha edhe une fatin e keq. Por falenderoj Zotin qe ishte prane nesh mesditen e sotme.
Po e ndaj kete histori per nje apelim per bizneset e plazheve qe duhen te marrin masa dhe nje ndergjegjesim per te gjithe pushuesit, se jeta e nje njeriu eshte shume e cmuar. /b.d