Conte i ka dërguar një tjetër mesazh Moratas, pasi humbi penaltinë ndaj Arsenalit, ku “Topçinjtë” fituan Superkupën e Anglisë, duke u treguar më të saktë në ekzekutimin e penaltive.
Ish sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, nuk e ka nisur aspak mirë aventurën te “Blutë e Londrës”, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.Conte nuk i besoi atij vendin e titullarit në finale të Superkupës së Anglisë ndaj Arsenalit, duke e inkuadruar vetëm për disa minuta, kur Chelsea po fitonte 1:0, para se “Topçinjtë” të barazonin.
Pas barazimit 1:1, fituesi u desh të përcaktohej nga penaltitë, ku gjuajti edhe Morata, por dështoi nga 11 metërshi. Kjo nuk i ka pëlqyer Contes, që kërkon nga spanjolli të përmirësohet.“Ka nevojë të përmirësohet.
E vërteta është se ka ardhur ditë më parë, por ka nevojë të punojë më shumë. Por, besoj se është normale pasi ka vetëm pak kohë me ne ashtu si Rüdiger dhe Bakayoko”, ka thënë Conte, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)