Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tepe, rreth orës 22:30.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por burime për “BalkanWeb”, sqarojnë se i riu 19-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se i plagosuri Nikolin Lame, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Sakaq, në vendngjarje mbërriti policia, dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Zbardhet ngjarja e Shkodrës, vëllezërit qëlluan me pistoletë, por plagosjen e bënë me thikë