Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me “Trafikim të personave të rritur”. Në operacionine koduar “DIVA” kanë rënë në pranga katër persona ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit
* Anduel Kodra, 22 vjeç, lindur në Korçe, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
* Amaris Kodra, 22 vjeç, lindur dhe baues në Tiranë
* Rrahman Sufa, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
* Endri Rustem, 45 vjeç, lindur dhe banues në Korçë
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit:
1-E. F, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
6- B. D, 23 vjeç, lindur Dibër dhe banues në Tiranë,
Sipas hetimeve, vajza me inicialet A.F është trafikuar drejt Greqisë më 23 maj të këtij viti. Rrahman Sufa, tashmë i arrestuar ka shfrytezuar gjendjen e veshtire ekonomike dhe shoqerore te vajzës, fakt të cilin e ka shfrytëzuar për ta çuar në ishullin Kos në Greqi me qellim perfitimin e parave. Vajza ka ushtruanprostitucion në klubet e natës për disa muaj në këtë ishull kundrejt pagesës.
Policia e Tiranës thotë se gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale u sekuestruan në 5 aparate celular, një automjet Mercedes Benx, si dhe disa pashaporta dhe dokumentë të cilat u gjetën në automjetin e Endri Rustemit.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre personave i kaluan Prokurorisë Për Krimet e Rënda për hetime të mëtejshme.