Që çmimet në jug të vendit gjatë sezonit turistik janë të ekzagjeruar është e gjithë ditur tashmë, dhe pushues të shumtë e kanë denoncuar këtë fakt. Këto çmimet me sa duket, kanë “nevrikosur” edhe aktorin e njohur Marin Orhanasi. Marini ka zgjedhur Sarandën për të pushuar, por 10 ditët e pushimit atje duket se i kanë kushtuar sa gjithë kursimet e një viti. Nga kalaja e Lëkursit, Marini ka postuar në facebook një faturë me çmime mjaft të kripura.
“Nga Kalaja e Lëkurësit mbrëmë. Ç’e do që pamja me çmimet nuk shkon fare. Këta të huajt e kanë mirë. Një sallatë në lokal dhe bukë me vete në plazh…dhe ku? Në Sarandë. Bregdeti më i bukur që kemi. Njëherë dikush më tha këtu: Ne 2 muaj punojmë. Po, – i thashë, – kurse ne punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë” ka shkruar aktori i Portokallisë.