Deputetja demokrate e Shkodrës, Jozefina Topalli, është treguar e ashpër ndaj përplasjes së ndodhur sot midis policisë dhe tregtarëve të duhanit.
Sipas Topallit kjo është një dhunë shtetërorë ndërkohë që qytetarët shesin duhan për të fituar bukën e gojës.
“Dhune shteterore ne Shkoder!
Sot si e terbuar policia eshte sulur mbi fshataret qe shisnin duhan per te fituar buken e gojes pasi jane te zhytur ne mjerim.
Ne vend qe fshati dhe fshataret e varfer te inkurajohen per te mbjellur token ato po terrorizohen.
Duhanin sipas nje tradite te hershme e kane mbjedhur e prodhuar me djerse e pune te veshtire, pa ndihmen e shtetit, pa ujin e domosdoshem pa subvencionet e premtuara.
Ato ndoshta nuk nxjerrin as shpenzimet e bera. Por sikur kjo te mos mjaftonte shteti policor sot iu turr edhe grave, nenave qe kishin dalur per te shitur ate pak duhan vendas per te fituar nje lek me cu ne shtepi per buken thate te femijeve te tyre .Por policet i moren edhe mallin pas dhunes qe ushtruan.
Por nuk u ndalen ketu. Shefi i Komisariatir Demrozi kercenoi dhe gazetaret qe te mos filmonin dhe dhunoi njerin prej tyre.
Kjo eshte vetem nje prej fetyrave te kalbesirave ne pushtet! Ajo e patolerueshmja, e turpshmja eshte edhe me lart.
Ajo zyrtarja eshte ajo qe prej dy vitesh e denoncojme ne parlament dhe qe para dy ditesh e shkroi ne Raportin e tij Departamenti i Shtetit! “
Topalli gjithashtu dënon më forcë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit dhe shprehet se kështu nuk mund të vazhdohet më, ndaj sipas sa, kjo qeveri duhet përmbysur.
“Une denoncoj me force dhunen kundra fshatareve ne Shkoder, Denoncoj me force dhunen ndaj gazetarit e gazetareve te ushtruar sot ne Shkoder,
Te dashur miq!
Nuk mund te vazhdojme te mendojme sot per sot.”Kjo castesi e skajshme na casteson, dhe vec kesaj na cekteson, na ben te percipte “. e ne fund ju detyron te ulni qafen!
Ka vetem nje rruge per te shpetuar kete vend, jeten dhe te ardhmen!
Kalbesirat duhen permbysur!”, shkruan Topalli në Facebook.