Jo vrapi, as futbolli, por tenisi, noti dhe aerobia parandalojnë
mundësinë e vdekjes së hershme.
Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra në Universitetin e Sidneit,
tenisi, noti dhe aerobia janë tre sportet më të mira për shëndetin.
Ndërsa futbolli dhe vrapimi janë më pak të dobishme dhe nuk e
parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.
Sipas studimit të botuar në revistën britanike British Journal of Sports
Medicine, grupi studimor i drejtuar nga profesor Emmanuel
Stamatakis, kishte analizuar të dhënat e më shumë se 80,300 vetëve
me moshë mesatare 52 vjeç.
Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës
Personat pjesëmarrës në studim ishin vëzhguar për nëntë vjet. Gjatë
kësaj periudhe nga grupi i vëzhguar vdiqën për arsye të ndryshme
8,790 vetë.
Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës
Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin
qe zvogëluar me 47 për qind në grupin e personave që merreshin me
tenis, apo badminton dhe se sidomos tenisi i redukton shanset e
vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 për qind.
Personat që merren me not mund të kenë një rënie prej 28 për qind
të rrezikut për të vdekur nga shkaqe që lidhen me shëndetin. Një gjë
e ngjashme u konstatua edhe tek personat që merren me aerobi dhe
gjimnastikë, sepse sipas studimit në këtë grup testuesish u vu re një
rënie prej 46 për qind.
DW