Përpiquni të kontrolloni sa më rrallë emailin tuaj, kjo do të reduktojë stresin. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti British Columbia dhe i publikuar në “Computers in Human Behavior”, kontrolli i shpeshtë i adresës suaj elektronike rrit ankthin dhe stresin.
Në studim u morën 124 persona dhe një javë ata e kontrolluan emailin jo më shumë se tre herë në ditë.
Javën e dytë ata e kontrolluan shumë më shpesh.
Nga kontrollet që bënë mjekët vunë re që javën dytë pati një rritje të ndjeshme të stresit dhe të ankthit të këtyre personave.
“Është e rëndësishme që të mos bëhemi të varur ndaj teknologjisë. Duhet që të kontrollojë kompjuterin tonë nëse vërtet presim diçka me urgjencë, në të kundërt, mjafton t’a kontrollojmë dy osë tre herë në ditë. Kontrolli i shpeshtë rrit ankthin”, tha drejtuesi i këtij studimi Geoffrey Smith.