Nëse do të kënaqesh vërtetë, merr dikë që ke mjaft përzemër, konsumo një darkë të mirë e pastaj “çmendu” në një nga clubet e natës pas orës 24:00. E këtë gjë ka bërë dhe topmodelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj.
Bashkë me një miken e saj të ngushtë, ajo ka frekuentuar një prej clubeve të qytetit bregdetar të Durrësit, me të cilën mund të themi me bindje se ia ka kaluar goxha mirë.
E këtë e mësuam nga postimet e mikes së Afërditës në Instagram. Ama, ajo që na ra në sy është video ku të dyja mikeshat puthen në buzë me njëra-tjetrën. Na duhet ta pranojmë se kjo nuk është diçka e re për ne se shumë personazhe të njohur e kanë bërë, por kur vjen puna nga Afërdita gjërat ndryshojnë, shkruan Blitz.al.
Duke “gërrmuar” në Instagramin e mikes së saj zbuluam se ato janë mjaft shoqe të mira me njëra-tjetrën. Pra, rrini të qetë! Është thjesht një puthje miqësore…