75 kilogramë kanabis u sekuestrua nga policia e Vlorës ndërsa në pranga ra një grua, pronare e banesës ku u gjet droga.
Policia shpalli në kërkim djalin e saj 32-vjeçar me inicialet E.K. Gruaja 59-vjeçare Luljeta K. u arrestua pasi në banesën në lagjen “Kushtrimi” është konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 5 bidonë plastikë dhe në 4 thasë.
Policia thotë se vazhdojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e këtij të fundit, si i implikuar në këtë veprimtari kriminale./a.ç