Ndërkohë që pritet largimi nga detyra, ministrja teknike e Arsimit Mirela Karabina vijon axhendën zyrtare. Sot ajo do të jetë në Kosovë për një takim me homologun e saj.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat citojnë burime zyrtare nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të presë në takim ministren e re të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Mirela Karabina, me të cilën do të bisedojnë për bashkëpunimin në arsim të të dyja vendeve. Takimi do të mbahet në kabinetin e ministrit në orë 11:00”, thuhet në njoftim.
a.ç